Ora News – Biznesi propozon uljen e taksave, po shyrtohen ulja e rentës dhe TVSH së turizmit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biznesi do t?i kërkojë Qeverisë uljen e taksave për vitin e ardhshëm. Edhe pse nuk i kanë dorëzuar zyrtarisht në Ministrinë e Financave, shoqatat e biznesit i kanë gati propozimet për paketën fiskale 2017. Ato bashkohen në kërkesat për uljen e tatim-fitimit dhe dividentit në 10%, uljen e rentës minerare dhe TVSH-së për turizmin. Ndëkohë mësohet se Financat janë duke përllogaritur efektet e uljes së rentës dhe TVSH-së për turizmin, ndërsa kërkesat për uljen e taksave të tjera nuk pritet të merren parasysh.
Pavarësisht se Ministria e Financave e ka bërë të qartë se vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje taksash, bizneset nuk do të mjaftohen, por do të kërkojnë ulje të barrës fiskale.
Mësohet se shoqatat e biznesit i kanë bërë gati propozimet e tyre për paketën fiskale 2017, edhe pse ende nuk i kanë dorëzuar zyrtarisht në te Financat.
Pjesa më e madhe e sipërmarjes bashkohet në propozimin për uljen e nivelit të tatim fitimit dhe dividentit në 10%, në uljen e TVSH-së për turizmin dhe uljen e rentës minerare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/biznesi-propozon-uljen-e-taksave-po-shyrtohen-ulja-e-rentes-dhe-tvsh-se-turizmit/