Report TV - Vrasja e Muratajt, kapet autori i anëtar i 'Bandës së Niklës'

  • 8 years ago
Dy vjet pas vrasjes së biznesmenit të Durrësit i cilësuar si "një nga të fortët e këtij qyteti" Leonard Muratajt, policia ka bërë të mundur kapjen e autorit. I arrestuar është22 vjeçari Bedri Haka 22 nga qyteti i Krujës e banues në zonën e Niklës.

Haka një prej anëtarëve të "Bandës së Niklës" ishte prej kohësh i shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Leonard Murataj në nëntor të 2014 e cila sipas hetimeve rezulton të ketë qenë e paguar. Përveç kësaj ngjarje Haka është hetuar dhe dyshuar si i përfshirë edhe në ngajrje të tjera kriminale në Durrës e Krujë

22-vjeçari Haka po udhëtonte në një makinë me dy persona të tjerë me mbiemrin Prushi në momentin që është ndaluar nga policia.

Autori dhe dy bashkudhëtarët nuk i janë bindur policisë në momentin që kanë marrë sinjal për të ndaluar dhe i janë larguar mirëpo ka qenë një përpjekje e dështuar pasi kanë rënë në pranga pak metra larg fshtatit Nikël.