Report TV - Pas shirave, Tirana përfshihet nga temperatura të larta deri në 35 gradë

  • 8 years ago
Shumëkush që ka lëvizur sot rrugëve të kryeqytetit nuk mund të mos ketë hasur vështirësi vapën e tmerrshme që ka përfshirë Tiranën.

Sipas meteorologëve, këtë të premte termomentri do të shënojë 35 gradë, pra futjen zyrtarisht në stinën e nxehtë.

Pavarësisht se java nisi me shira dhe temperature të ulëta për qershorin, fundjava do të jetë e nxehtë me temperatura që renditen mbi 30 gradëve.

Erëra te lehta do të shoqërojnë të djelën dhe fillimin e javës tjetër.

Sipas parashikimit të meteorologëve gjatë javës së ardhshme nuk do të mungojnë dhe shirat, por dhe temperaturat ekstreme që do të shkojnë pranë 40 gradëshit.

E enjtja pritet të jetë dita më e nxehtë e javës ku piku do të arrijë 41 gradë.

Category

📺
TV

Recommended