Report TV - Tropojë, sherr mes të rinjsh në lokal, vritet 25-vjeçari, një rëndë

  • 8 years ago
Një i vdekur e një i plagosur është bilanci i një sherri mes shokësh në një lokal mesnatën e kësaj të marte në qytetin e Tropojës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cërnicë 5 kilometra nga qyteti i Bajram Currit .

Henerik Niklekaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatiku, drejt personave me të cilët është konfliktuar duke lënë të vdekur 25 vjecarin Ardit Mrishaj dhe plagosur 29 vjecarin Florian Qehaja.

Sipas burimeve të Shqiptarja.com autori është konfliktuar me bashkëfshatarët e tij në një lokal në këtë fshat e është rrahur prej këtyre të fundit. Në gjaknxehtësi e sipër ai është larguar ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar mbi viktimën e të plagosurin i cili ka marrë plagë të rënda në trup e ndodhet në spital.

Ndërkohë plagëve të marra nuk ka mundur tu shpëtojë dot 25 vjecari i cili ka humbur jetën në spitalin e Tropojës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit të dyshuar i cili sipas burimeve të Shqiptarja.com sapo kishte dalë nga burgu për një vepër penale që ende nuk bëhet e ditur.