Report TV - Nis hetimi pasuror për gjyqtarin Arjan Aliaj që pezulloi Çakon

  • 8 years ago
Krimi ekonomik në Policinë e Shtetit ka nisur verifikim të pasurisë për gjyqtarin Arjan Aliaj. Në qendër të hetimit të nisur nga ky sektor është një vilë 3-katëshe që gjyqtari ka blerë për vetëm 1 milionë lekë.

Aliaj i cili është gjyqtari që urdhëroi pezullimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit pak ditë më parë zotit Haki Çako akuzohet për veprën penale ?Fshehje të të ardhurave?, ?Mosdeklarim të pasurisë?, ?Evazion fiskal, ?Pastrim parash? dhe ?Korrupsion?.

Burime për Report TV bënë me dije se verifikimi ka nisur pas denoncimit të qytetarëve dhe deklaratës së bërë publike nga vetë gjyqtari. Sipas të njëjtave burime hetimet janë përqendruar në kontratën e shitjes së vilës tre katëshe të gjyqtarit Aliaj, jo vetëm për shkak të çmimit prej 1 milionë lekësh por edhe për faktin se motra e gjyqtarit, Etleva Galanxhi ka deklaruar jo atësinë e vërtetë, por e ka ndryshuar atë, nga Çerçiz në Çezar.

Vila tre katëshe që ndodhet në rrugën Sami Frashëri në kryeqytet, ka qenë më parë pronë e vëllait të tij, më pas të motrës dhe se fundmi e bashkëshortes së gjyqtarit. Këto kalime pronësish, mes familjarëve të gjyqtarit kanë sjellë dyshime tek oficerët e Policisë së Shtetit, e cila ka nisur dhe hetimet me iniciativën e saj.

Etleva Galanxhi është bashkëshortja e Gilbert Galanxhit, deri para pak kohësh shef i Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Category

📺
TV

Recommended