Report TV - Vlorë, përmbytje nga reshjet e shumta të shiut

  • 8 years ago
Nënstacioni elektrik në Skelë rrezikon të përmbytet si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë Vlorën.

Sipas ekspertëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të parandalur një gjë të tillë janë marrë masat dhe po punohet me një brigadë për pastrimin e ujit.

Kjo ka bërë që zona e lagjes ?Pavarësia? të mbetet pa energji elektrike.

Sakaq, reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në drejtim të qarkullimit të automjeteve ku problemet më të ëmdha janë shfaqur tek Kampi i Puntorëve deri tek Uji i ftohtë, ku janë bllokuar disa mjete nga rënia dhe depozitimi i inerteve. Po ashtu "Ujë i ftohtë" - "Radhimë", fshatrat "Sherisht", "Selenicë", "Peshkëpi", vendet e quajtura "Skelë", "Albano dhe Romina", "Kepi i kalldrëmit", lagjia "10 Korriku", zona prej të cilave ka telefonata për ndihmë nga disa familje.