Ora News – PS feston sot 25 vjetorin e lindjes, Majko uron nga Berati edhe ditëlindjen e Bashës

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste feston më 12 qershor 25 vjetorin e lindjes, por festa e këtij përvjtorit të rëndësishëm është lënë për një tjetër ditë. Burime nga selia rozë thanë se festimet janë shtyrë për në korrik për shkak të kampionatit europian Francë 2016 ku për herë të parë Shqipëria është pjesëmarrëse. Kryetari i PS Rama e dha urimin e tij shkurt përmes Facebook-ut.
Ndërkohë Deputeti Pandeli Majko uroi të gjithë socialistë për këtë 25 vjetor nga Berati nga gara e FRESSH Voice.
Majko: O Berat çe pate fat, sepse Berati mbetet një nga zemrat e fshehura ku ka pulsuar PS. Nuk kemi ardhur për të dhënë zemër, por për të marrë zemër.
Majko nuk harroi të uronte edhe liderin e opozitës Luzim Basha, ditëlindja e të cilit përkon në të njëjtën ditë me atë të Partisë Socialiste.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-feston-sot-25-vjetorin-e-lindjes/