Report TV - Florim Isufi: Mali i Zi i ka grabitur Kosovës tokat me burimet e ujit

  • 8 years ago
Një grup studiuesish nga Shqipëria e Kosova organizuan një takim shkencor për të rikujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme historike, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Në takimin me temë ?Tribunë shkencore: 138 vjetori i Lidhjes së Prizrenit - kufijtë e trevave shqiptare? u trajtuan në mënyrë të veçantë ccështjet e grabitjeve dhe abuzimeve me kufijtë e Shqipërisë, Kosovës e trevave të tjera shqiptare. Studiuesi kosovar Florim Isufi, profesor i gjeografisë ka zbuluar me dhjetëra harta që dokumentojnë abuzimet me kufijtë.

Ai tha ndwr tw tjera se, Mali i Zi i ka grabitur Kosovës tokat me burimet e ujit.

Ndërsa studiuesi Pëllumb Xhufi foli për platformën politike të lidhjes së Prizrenit, të cilën e konsideron si të parin mobilizim të madh në ruajtjes së kufijve të etnikumit shqiptar, para kongresit të Berlinit.

Ky kongres u detyrua që t'i reduktojë aneksimet e tokave shqiptare të planifikuara në mbledhjen famëkeqe të Shën Stefanit, sipas Xhufit.
Referues të tjerë si Zymer Neziri, Zejnullah Gruda, Myslim Pasha, etj e përcaktuan Lidhjen e Prizrenit si një udhëheqëse të luftës për lirinë e të gjitha trojeve etnike shqiptare

Aktiviteti u shoqërua me çeljen e një ekspozite ku u prezantuan dokumente në gjuhën shqipe dhe të huaj për Lidhjen e Prizrenit.

Recommended