Ora News – Mbytet 25-vjeçari nga Lezha në liqenin e Shkodrës

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 25 vjeçar nga Lezha ka gjetur vdekjen në ujrat e liqenit të Shkodres pas një ataku kardiak. Elvis Jaku student i fiskulturës në Universitetin ?Luigj Gurakuqi? ka qenë së bashku me studentët e tjerë në një orë stërvitjeje me kajak dhe varka, kur ka pësuar atakun kardiak sapo ka patur kontakt me ujin, duke humbur jetën.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje rreth orës 10.00 të paradrekes së së enjtes grupi i studetëve janë futur në ujrat e liqenit dhe 25 vjecari pasi ka ndjerë shqetësimet në krahror është nxjerrë nga uji prej shokëve te tij me anë të një varke shpëtimi.
Pasi i riu është nxjerrë në breg, menjëherë është njoftuar autoambulanca e cila ka bërë transportimin e të riut në spitalin rajonal të Shkodres, por mësohet se goditja ka qënë fatale për të riun pasi nuk arriti të mbijetojë duke gjetur vdekjen me të mbërritur në repartin e urgjencës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbytet-27-vjecari-ne-liqenin-e-shkodres/

Category

📺
TV

Recommended