Report TV - Rrëfehet gruaja e dhunuar nga i shoqi, jeton në kushte ekstreme

  • 8 years ago
Marsela Çaushaj është 38 vjeçarja nga qyteti i Vlorës, video e dhunës së ish-bashkëshortit mbi të paraditen e sotme ka bërë xhiron në të gjitha mediat. Marsela sot kishte shkuar për të filluar punë por u përball me babin e 3 fëmijëve të saj, i cili e dhunoi.

39-vjeçarja thotë për Report Tv se është dhunuar edhe herë të tjera në rrugë. Pavarësisht se ka 3 urdhra mbrojtje nga gjykata, ish-bashkëshorti ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike sa herë që takohej me të.