Ora News – Ku është AKU? Qytetarët e cilësojnë cinik reagimin me gjoba

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pjesa më e madhe e personave të helmuar 4 ditë më parë në restorant Artigiano në zonën e ish-bllokut e kanë lënë shërbimin e infektivit pasi mjekët vlerësuan të kaluar gjendjen e emergjencës.
Fillimisht, inspektorati sanitar vendosi mbylljen e subjektit, pas inspektimeve të kryera nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Por institucionet në fjalë nuk sqarojnë nëse bëhet fjalë për një rast të vetëm që është izoluar apo helmime të vazhdueshme për të cilat këto autoritete dhe AKU nuk kanë marrë masat më herët, duke shmangur rrezikimin e jetës së 25 personave.
AKU në komunikimin e parë për mediat pas kësaj ngjarje, bëri me dije se restoranti është gjobitur 3 herë më masë administrative gjobë, për shkak të mungesës së dokumentacionit për gjurmëshmërinë e ushqimeve.
Por ky fakt konsiderohet si i pamjaftueshëm dhe në kufijtë e cinizmit nga qytetarët, të cilët presin që institucione si AKU t?ua kursejnë rrezikun për jetën, jo thjesht me gjoba por me veprim në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ku-eshte-aku-qytetaret-e-cilesojne-cinik-reagimin-me-gjoba/

Category

📺
TV

Recommended