Ora News – Çamët presin dhe përcjellin Kotzias me protesta

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vizita e Ministrit të Jashtëm grek në Tiranë u shoqërua me protesta të grupimit më të prekur nga politikat e Greqisë pas Luftës së Dytë Botërore, të atij që mbron të drejtat e popullësisë çame. Mbi 5 orë, Shoqata Çamëria e mbështetur nga Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet tubuan përballë Ministrisë së Jashtme para dhe gjatë takimit Bushati-Kotzias. Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, regaoi ashpër ndaj deklaratave të Ministrit grek që i quajti çamët bashkëpunëtorë të nazistëve, duke i kujtuar atij se bashkëpunëtor ka qenë gjyshi i tij, ndërsa Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tentoi para takimit të qetësojë situatën, duke u takuar personalisht me protestuesit.
Shoqata Çamëria dhe mbështetës të PDIU u mblodhën që prej mëngjesit të së hënës përballë Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku pritej qe kreu i këtij institucioni do të zhvillonte takim me homologun e tij grek Kotzias.
Protestuesit të shoqëruar nga drejtues të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si dhe deputetët Aqif Rakipi dhe Mesila Doda kërkuan heqjen e ligjit të luftës.
Idrizi: Ekzistojmë, jemi këtu përpara.Do të ekzistojmë gjithmonë. Ne jemi në luftë apo jemi në traktat paqeje me Greqinë? Nëqoftëse nuk bëhen varrezat e shqiptarëve të Çamërisë në Çamëri, në vendodhjet e tyre, atëherë ne nuk do ti lejojmë me gjithë format demokratike, me shoqërinë civile, që të ndërtohen varrezat e ushtarëve grekë.
Doda: Çamëria nuk është turpi jonë, është turpi juaj. Është turpi juaj që vratë, pretë, therët.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/kotzias-n...

Recommended