Report TV - Idrizi në protestë: Fyese të thuhet se Çamëria nuk ekziston

  • 8 years ago
Ndërkohë në një prononcim për mediat kryetari i PDIU-së tha se është fyerje për të gjithë shqiptarët të thuhet se Çamëria nuk ekziston

?Derisa të gjejmë gjuhën e bashkëpunimit. Unë sot jam këtu si anëtar i shoqatës ?Çamëria?. Greqia të na tregojë se çfarë çështjes ekzistojnë për çështjen shqiptare dhe të shohim çfarë duhet bërë. Besoj se kjo kohë ka marrë fund, shteti shqiptar është një vend sovran dhe anëtar i NATO-s. Jo çdo gjë që thotë Athina është e ligjshme. Shihni se çfarë ka bërë shtypi grek dje për qëndrimin e ministrit të Jashtëm. Nuk pashë një reagim që të thoshtee dikush, kjo është axhenda e Athinës. Ne kemi axhendën tonë, shoqata Çamëria ka axhendë e saj, shteti shqiptar po ashtu. Kotzias duhet të ndajë një gjë, Shqipëria është një vend mik, apo është një vend armik. Çështja e shqiptarëve të Çamërisë është çështja e të gjithë shqiptarëve?, tha Idrizi.

Është e papranueshme tha Idrizi për të ushtarët e grek të rënë në krye të detyrës, kur ata erdhën si pushtues në Shqipëri po ndërtohen varrë dhe për shqiptarët e Çamërisë jo.

?Do zgjidhja me kënaqësi të isha pranë gjyshërve të mi këtu pas meje. Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë nuk janë vetëm çështja çame, por dhe çështje të tjera. Edhe për çështjet. Është e papranueshme se si për të rënët grekë, që erdhën si pushtues, po bëhen varreza, ndërsa për shqiptarët e Çamërisë nuk ka varre.?, pohoi Idrizi. Ndër të tjera ai theksoi se nuk ka një ftesë zyrtare nga ministri i Jashtëm Bushati për takimin e nesër tek godina Iliria, ndërsa tha se nuk i duhet një i tillë pasi është takim akademik. ?Për nesër nuk e bën axhendën zoti Kotzias e as Bushati. Por është një takim akademik. T?ja lëmë ditës së nesërme?, theksoi kreu i PDIU

Category

📺
TV

Recommended