Report TV - Rroshi, Alibeaj: Zgjedhja e Ramës dihet, janë trafikantët dhe vrasësit

  • 8 years ago
Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se i hapi rrugë të dënuarit për përdhunim, Elvis Rroshi, kryetar i Bashkisë së Kavajës, që të rikthehet në detyrë. Kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj i kërkoi kryeministrit të dalë dhe të shprehet publikisht nëse është me dekriminalizimin apo krimin e organizuar. "E pyesim sot publikisht Edi Ramën. A i qëndron deklaratës së 31 majit, ku ka shpallur të përfunduar shërbimin e Rroshit? Apo i qëndron deklaratës së 3 qershorit ku ka njoftuar rikthimin e Rroshit? Ta thotë publikisht, është me dekriminalizimin, apo me krimin? Është me ligjin, apo me përdhunuesin? Është me qytetarët apo me trafikantin? Ta thotë sot, publikisht dhe me akte. Sa më shumë vonon shkarkimin e Rroshit dhe dorëzimin e tij para drejtësisë, aq më shumë i bind qytetarët se zgjedhja e tij është e palëkundur, se zgjedhja e tij është krimi, inkriminimi, trafikantët, tutorët, vrasësit", u shpreh Alibeaj?.

Sipas tij, pas rikthimit të Rroshit në detyrë, Rama u shpreh se nuk e njeh dekriminalizimin, ndryshe sa u shpreh kur ai dha dorëheqjen se e quajti të përfunduar mandatin e kryebashkiakut.

Recommended