Report TV - Akuzat për dekriminalizimin, Rama: Përpjekje e atyre që s’kanë alternativë

  • 8 years ago
Kryeministri Rama u është kundërpërgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për kriminallzimin e Kuvendit e të qeverisjes.

Ai i quajti këto përpjekje të përbindshme të atyre që nuk kanë alternativë dhe kurrë nuk kanë shumicën e popullit me vete.

Në një kohë kur Prokuroria ka nisur hetimin për dy të zgjedhur vendor, kreu i qeverise, ka thënë se Kuvendi nuk është i kriminelëve, por i zonjave.

Këto deklarata, Rama i beri gjatë Asamblesë se Forumit te Gruas Socialiste.