Pranimet në universitete, mesatarja kriter - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak dite para nisjes se provimeve te maturës, qeveria përcakton notën mesare 6, si kusht per te hyre ne Universitetet publike dhe private. Kjo do te thotë se mundësinë per te ndjekur studimet e larta e kane vetem maturantet me mestarë mbi 6. Me ligjin e ri kane ndryshuar edhe mënyrat e aplikimit per pranimet ne universitete. Pas përfundimit te provimeve maturantet regjistrohen ne portalin e Ministrisë se Arsimit, duke hedhur edhe 10 preferencat per fakultetet qe synojnë. Ndërsa shkollat e mesme dërgojnë ne Agjencinë e Provimit notat mestarë te maturanteve qe me pas u jepen universiteteve per zgjedhjen e me te mirëve. Ministria e Arsimit Lindita Nikolla ka sqaruar se universitetet jane te pavarura ne proces. Krahas notes mestarë mbi 6, shkollat e larta do te bëjnë përzgjedhjen e maturanteve sipas nje mesatareje te dyte per lendet qe kane afërsi me profilin e shkollës se larte. Por para ketij procesi gjimnazistet duhet te mbyllin provimet e Maturës Shtetërore, te cilat certifikojnë përfundimin e shkollës se mesme. Ministria Nikolla deklaroi se ketë vit do te kete administrim me te mire dhe masa per te ashpra per nxënësit dhe mësuesit qe abuzojnë gjate provimit. Te shtunen e 4 qershorit është provimi i pare i gjuhës se huaj, 11 qershor gjuha shqipe, ne 17 qershor matematika dhe ne 24 dy provimet me zgjedhje. - See more at: http://vizionplus.al/pranimet-ne-universitete-mesatarja-kriter/#sthash.O66y2H9K.dpuf

Recommended