Një 55 vjeçar humbi jetën gjatë një konflikti me thika në rrugën "Llambi Bonata" Në Tiranë.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme rreth orës 10:20 minuta.
Një konflikt ka degraduar në konflikt me mjete prerëse.
Fillimisht u tha se viktima ishte 20 vjeç por më pas u saktësua se viktima Luan Koprencka i cili humbi jetën në spital është 55 vjeç nga Kombinati, ndërsa autori i dyshuar është i moshës 20 vjeç, i identifikuar me inicialet G. B dhe që njihej me pseudonimin "Patatja".