Report TV - Grabitësit i drejtojnë armën fëmijës për t'i marrë lekët babit

  • 8 years ago
Policia e Durrësit ka publikuar pamjet filmike të disa kamerave të sigurisë që kanë dokumentuar grabitjet me armë në disa biznese të kryera nga një bandë grabitësish në qytetin e Durrësit.

Një ditë më parë, Policia e Durrësit arrestoi 4 të rinj në operacionin e koduar me emrin ?Burgman?. Në prangat e Policisë ranë Juxhin Kapllani, 28 vjeç, banues në Durrës, Jurgen Kulmi, 21 vjeç, banues në Shijak, Selvis Agasi, 20 vjeç, banues në Shijak si dhe Armand Tata, 20 vjeç, banues në Durrës.

Siç duket edhe në video, grabitësit kanë plaçkitur disa biznesve duke iu marrë shuma të konsiderueshme të hollash. Por, në një moment ata terrorizojnë edhe një të mitur, duke i drejtuar atij armën, në mënyrë që babai i tij tu dorëzojë xhiron ditore të biznesit. Njësoj si në grabitjet e para edhe në këtë rast, grabitësit ia dalin me sukses.

Personat e arrestuar tashmë janë autorët e grabitjes së disa bizneseve në Durrës si kazino, pika karburanti, Wester Union apo dhe pika bastesh.