Reagime të forta kundër presidentit Ivanov - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i presidentit Ivanov per te tërhequr faljen vetëm per 22 nga 56 zyrtare nen hetim, i ka lënë te pakënaqur ndërkombëtaret, qe vazhdojnë presionin per anulimin e amnistisë per te gjithë. BE kërkon tërheqjen e plote te faljes nga kreu i shtetit. Zedhenesja e Komisionerit per Zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi se anulimi i faljes duhet te kryhet për te gjithë personat, ne menyre qe te gjithë te jene te barabarte përpara ligjit e te largohet shqetësimi per drejtësi selektive. Me herët edhe vete komisioneri ne rrjetet sociale theksoi se falja e pjesshme nuk është e mjaftueshme dhe zgjidhja gjithëpërfshirëse është kyçe për te shmangur drejtësinë selektive. Ne te njejten linje me te shkon edhe ambasada amerikane ne Shkup. Tërheqja e pjesshme ose selektive e vendimit per falje do te rrisë ndjenjën e pandeshkueshmerise ne vend, thekson ambasada, qe shton se kjo do te pengoje arritjen e aspiratave per Maqedoninë, anëtarësimin ne NATO dhe BE.Ndersa partia e ish-kryeministrit Gruevski e përshëndeti vendimin, LSDM e Zoran Zaev e cilëson ate antikushtetues. Nga partitë shqiptare, nuk ka ende nje reagim. Nga ana tjetër, Prokuroria Speciale kerkon hetimin e te gjitha rasteve dhe shprehet kundër faljes selektive. Mes emrave per tërheqjen e faljes është edhe ish kryeministri Nikolla Gruevksi dhe ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska. - See more at: http://vizionplus.al/reagime-te-forta-kunder-presidentit-ivanov/#sthash.9jhUdpEi.dpuf