Report TV - Pushimet, Qeveria: Ja rregullat për marrjen e plazheve me qira

  • 8 years ago
Ka hyrë në fuqi rregullorja e dhënies me qira nga njësitë e pushtetit vendosr për privatët e plazheve në Republikën e Shqipërisë. Rregullorja, e miratuar pak ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, përcakton kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacioneve të plazhit në të gjitha zonat bregdetare, si dhe në bregun e liqeneve e të lumenjve, të cilat janë identifikuar si zona të përshtatshme për plazhe, me qëllim ofrimin e kushteve të përshtatshme dhe të standardeve cilësore për pushuesit.

Kush përfiton
Veprimtaria e stacionit të plazhit ushtrohet nga çdo person fizik apo juridik i përzgjedhur nga njësia e vetëqeverisjes vendore, i cili lidh një kontratë qiraje për përdorimin e hapësirës së plazhit të vënë në dispozicion. Kanë përparësi në shqyrtimin që do t?u bëjë kërkesave njësia vendore subjekti, që ka eksperiencë të mëparshme pozitive në ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit dhe/ose veprimtarive të tjera turistike në plazh dhe plani i biznesit i subjektit që përmbush standardet minimale për ruajtjen e bregdetit dhe natyrës, pastrimin e hapësirës së plazhit dhe sigurisë së pushuesve në aspektet teknike të veprimtarisë së stacionit të plazhit dhe është i realizueshëm, bazuar në buxhetin e parashikuar në planin e biznesit.