Zbardhet skema e mashtrimit 2 mln euro me naftën “virxhin”, dosja në gjykatë- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim administratorin e kompanisë së naftës, ?Tea Construction & Petrol?Adrian Xhillari , ish-nëndrejtoreshën e përgjithshme të Doganave Lula Njebza dhe 4 punonjës në vartësi të saj, të akuzuar si të përfshirë në një skemë mashtrimi, me vlerë mbi 2 milionë euro, si edhe me një dëm të pallogaritshëm nga qarkullimi në treg i naftës së papërpunuar si pasojë e veprimeve fiktive.
Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit, në bazë të materialit referues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka rezultuar se ?kompania ?Tea Oil?, me administrator të pandehrin Adrian Xhillari ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën ?virxhin? në pronësi të tij, nga depot e Mëzezit, Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zbardhet-skema-e-mashtrimit-2-mln-euro-me-naften-virxhin-dosja-ne-gjykate/