Reprot TV - Berat, bllokohen pusetat, ujërat e zeza vërshojnë nëpër rrugë

  • 8 years ago
Lagjia ?30 Vjetori? në qytetin e Beratit është në prag epidemie. Vërshimi i ujërave të zeza nëpër rrugët e qytetit të Beratit, përbën një shqetësim madhor për banorët.

Sipas banorëve, vërshimi i ujërave të zeza nëpër qytet, vjen si pasojë e bllokimit të pusetave nga amortizimi dhe mungesa e investimeve në infastrukturë prej 20 vitesh. Ata i frikësohen përhapjes së një epidemie të rrezikshme për shëndetin e tyre duke i kërkuar bashksië të marrë masa.

Rruga e lagjes ?30 Vjetori? sipas burimeve të bashkisë është pjesë e aksit që do të pësojë një ndërhyrje gjithë përfshirëse, ku do të investohet në sistemin e kanalizimeve, sistemimin e ujrave të zeza dhe ndriçim, ndërkohë që nuk ka ende asnjë njoftim se kur do të fillojnë këto punime të shumë pritura.