Bashkia Tiranë: Gjyqtarë të “17 katëshit” pastrim parash, konflikt interesi- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës publikoi sot fakte të reja të lidhjes së gjystarëve të Gjykatës Administrative të Apelit dhe kompanisë së ndërtimit të pallateve tek dciga e liqenit Artificial.Nënkryetari, Arbjan Mazniku, garantoi se Bashkia nuk do të lejojë asnjë lloj ndërtimi në këtë zonë të Tiranës.
Deklarata e Nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku:
Prej ditësh, kemi argumentuar e faktuar para publikut fakte tronditëse që vërtetonin katërcipërisht kapjen e treshes gjyqësore që do të gjykojë sot për 5 pallatet 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial.
Por, sot po publikojmë fakte të tjera, edhe më tronditëse, të cilat ulërasin se ky gjyq është i montuar dhe kjo trupë gjyqtarësh është e diskretituar, prandaj edhe s?mund ta gjykojë çështjen e pallateve që do të shkatërrojnë Liqenin e Tiranës.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-t...

Category

📺
TV

Recommended