Report TV - Skandali në Shkodër, Klosi:I kemi kërkuar masa bashkisë për jetimoren

  • 8 years ago
Ministri i Mirëqenjes Sociale e Rinisë, Blendi Klosi ka reaguar sot në Kuvend lidhur me skandalin që përfshiu jetimoren e Shkodrës, ku disa vajza janë abuzuar seksualisht nga djemtë më të rritur të jetimores.

Klosi ka thënë se i kishte kërkuar më parë Bashkisë Shkodër që të merrte masa për jetimoren, ndërkohë që ka theksuar se i ka thënë bashkisë se duhet tolerancë zero për të gjithë personat e përfshirë në këtë skandal.

?Ne i kemi kërkuar më parë masa bashkisë së Shkodrës për jetimoren. Kemi kërkuar gjithashtu tolerancë zero për të gjithë persomnat e përfshirë, në mënyrë që të godasim fenomenin. Ngjarja në fjalë na ka shqetësuar të gjithëve? tha Klosi.

Ministri gjatw mbrwmjes sw djeshme, menjwherw pas bwrjes publik tw skandalit, e ka dënuar me forcë skandalin e abuzimit seksual në Qendrën Residenciale të Shkodrës.

Në rrjetin e tij social Facebook Klosi shkroi se nxit hetimin e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimin me ligj të autorëve.

"Dënoj me forcë rastin e rëndë të ngjarjes në Qëndrën Rezidenciale të fëmijëve pranë Bashkisë Shkodër. Nxis hetimin e plotë të asaj që ka ndodhur nga ana e Prokurorisë. Cdo dhunues fëmije, të marrë ndëshkimin e ligjit. Është rasti ti kujtoj cdo bashkie, përgjegjsinë prioritetare për sigurimin e standarteve më të larta për trajtimin e fëmijëve."-shkroi minsitri.

Recommended