Edicioni Informativ, 17 Maj 2016, Ora 22:30 - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Klement Balili eshte zyrtarisht trafikant droge. Autoritetet greke kane derguar ne oret e para te pasdites mandat arrestin nderkombetar per ish drejtorin e transporteve te sarandes. I mbiquajtur Eskobari i ballkanit eshte tani ne kërkim, por rezulton ne territor shqiptar. Ministri Tahiri thote se ai do te kapet shume shpejt

Klemend Balili jetonte ne nje fshat te delvines, ne nje vile me palma, te denje per nofken e vene si Eskobari i Ballkanit. Por bashkefshataret e tij thone se e njihnin si nje Robin Hud bamirës qe u bente ndere. Ata i quajne sulmet politike, pasi sipas tyre, fisi i Balileve ishte i lidhur me opoziten

Eshte arrestuar ne Suedi djali i ish kryeministrit Mehmet Shehu. Skender Shehu, eshte gjetur ne nje banese afer Stokolmit ku u sekuestrua nje sasi e konsiderueshme marijuhane ne nje operacion te gjere policor. Ai ka thene se ishte rastësisht ne shtepine e nje shtetasi me origjine siriane, por kjo nuk e ka bindur prokurorine suedeze.

Superliga e futbollit përfundon neser, por 90 minuta nga fundi ende nuk dihet nese kampion do jete partizani apo skenderbeu. Shtohen thashethemet per fiksim rezultati dhe presidenti i vlores kercenon me tërheqje te skuadres para ndeshjes me korçaret. FSHF nderkohe ben gati festen e kampioneve, ne Tirane.

Category

📺
TV

Recommended