Sopranoja shqiptare fiton çmimin më të madh ndërkombëtar të muzikës lirike

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho ka fituar çmimin ndërkombëtar prestigjoz Readers Award në ceremoninë që njihet si Oskari i Operas që u mbaj në teatrin ?Savoy? të Londrës të dielën në mbrëmje.
Ajo triumfoi mes shumë zërave të tjerë operistikë nga mbarë bota, duke u vlerësuar maksimalisht nga votat e publikut ndërkombëtar.
Performanca e saj në skenë para marrjes së çmimit ka përlotur të gjithë publikun.
Në faqen e Twitterit të Opera Awards 2016 është shkruar: Të gjithë në lot pas performancës së Ermonela Jahos ?Mamma usciva da casa?.
Në përfundim të performancës i gjithë publiku është ngritur në këmbë, ndërsa duartrokitjet kanë zgjatur për shumë minuta.
Pas vlerësimit, sopranoja ka falenderuar përmes rrjetit social facebook të gjithë fansat e saj, duke i bërë një dedikim të veçantë atyre shqiptare: ?Dua të falenderoj të gjithë admiruesit e artit tim nëpër botë dhe veçanërisht në Shqipëri për mbështetjen dhe dashurinë?..Kushdo që i dedikon jetën pasionit të tij është gjithmone fitues? Ju dua të gjithëve!
Sopranoja shqiptare u nominua për këtë çmim që për herë të parë fitohet nga një shqiptar, pas performancës së saj të ?Sour Angelica? në veprën e Puçinit apo edhe për operan Zaza.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/sopranoja-shqiptare-fiton-cmimin-me-te-madh-nderkombetar-te-muzikes-lirike/