Report TV - Reforma në Drejtësi, Kadare: E pafalshme nëse nuk miratohet

  • 8 years ago
Shkrimtari Ismail Kadare deklaron se është e pafalshme nëse nuk realizohet reforma në drejtësi. I pyetur nga Report TV Kadare thotë se Shqipëria ndodhet, në pozitën më të favorshme për një gjë të tillë. "Popujt kanë nivel por kanë edhe cene për të mos përdorur fjalën defekte. Vlen për t?u parë por kjo është një provë, por në këtë këndvështrim është e detyrueshme?- u shpreh Kadare.

Ndërkaq sipas tij, Shqipëria ndodhet, në pozitën më të favorshme. ?Për fat të keq, pozitat e favorshme, krijojnë tension të pafavorshëm bashkë me shanset e një vendi ku krijohen pengesa?, u shpreh shkrimtari Kadare.

Sipas Kadaresë, Shqipëria ndodhet në gjendje tipike ku shansi i madh ka dhe ngatërresa midis vetë shqiptarëve.

?Unë mendoj se kjo nuk është fatale, nuk është për të vënë duart në kokë nuk është për të vënë ulërimën apo vajin, sepse janë situata që popujt i kapërcejnë. Është hera e parë në historinë e vendit tonë që kombi ynë ka braktisur një pozicion të keq jashtë Europës. Është dëbuar dy herë nga Europa një herë nga osmanët dhe një herë nga komunistët. Është vështirë të thuash kush ka qenë më tepër armik i Europës, Perandoria Osmane apo regjimi komunist. Pra kaluan këto dy prova dhe tani është prova e tretë ku Shqipëria është vendosur në anën më përparimtare të Botës në anën e atij që quhet qytetërim perëndimor dhe kjo duhet të na gëzojë shumë të gjithëve. Pra me dy fjalë jemi mirë dhe nuk jemi mirë dhe po them atë që mendoj si shkrimtar?- ka përfunduar Kadare.