Report TV - Aksident në Vlorë, X6 përplas për vdekje bariun 55-vjeçarë

  • 8 years ago
Një 55-vjeçarë ka humbur jetën këtë të martë nga një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, pranë fshatit Nartë rreth orës 15.10.

Sipas Policisë së Vlorës, viktima është një bari me inicialet L.M cili është përplasur për vdekje nga një automjet tip "BMV X6" me targë AA678MK, teksa po tentonte të kalonte rrugën.

Përplasja ka qenë fatale për bariun, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia thotë se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është vetëdorëzuar pak momente më pas. Në komisariatin e Vlorës, mësohet se janë paraqitur dy të rinj me inicialet G.R 21 vjeç dhe L.L 20 vjeç, të dy nga Tirana, por ende nuk dihet se cili prej tyre po drejtonte automjetin në momentin e aksidentit të rëndë.

Sakaq policia po merr në pyetje dy të rinjtë, për të sqaruar rrethanat e aksidentit që i mori jetën 55-vjeçarit nga Tepelena, me banim në Vlorë.