Lu dhe Vlahutin: Jemi në udhëkryq të pazaktontë që kërkon komunikim të pazakontë-Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbledhja e grupit parlamentar e PS-së e zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ku ishin të pranishëm edhe ambasadori i BE-së, Romana Vlahutin dhe i SHBA-së, Donald Lu e nisur rreth orës 15:00 përfundoi një orë më vonë. Përmes një deklarate për median ata treguan arsyen e kësaj situate të pazakontë ku ambasadorët marrin pjesë në mbledhjet me dyer të mbullura të grupeve parlamentare.
Ambasadori i SHBA-së deklaron: Ne pranojmë që është e pazakontë që Ambasadorët e huaj të takohen me grupet parlamentare. Mendojmë se jemi në një udhëkryq të pazakontë për reformën në drejtësi, i cili kërkon komunikim të pazakontë dhe vullnet politik. prania ime sot këtu ëShtë shenjë e rëndësisë së kësaj reforme për Qeverinë e SHBA.

Nga ana e saj zonja Vlahutin ishte më e drejtëpërdrejtë kur foli për afatet duke kërkuar për të mos humbur kohë dhe miratimin e reformës para mbylljes së këtij sesioni parlamentar.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/lu-pas-mb...