Report TV - Flet nga spitali gazetari i dhunuar Eduart Ilnica

  • 8 years ago
Pas akteve të pahijshme të dhunës në ndeshjen Korabi-Kastrioti në qytetin e Peshkopisë një situatë aspak e tolerueshme ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet.

Gazetari sportiv Eduard Ilnica është sulmuar fizikisht dhe është rrahur në mënyrë brutale nga presidenti i Klubit Sportiv Kastrioti, Alban Vogli në mes të kryeqytetit pas shkrimit që bëri për ngjarjet e pahijshme në fushën e blertë pak ditë më parë.

Vogli është arrestuar nga policia pas publikimit të lajmit për rrahjen brutale të gazetarit në një lokal dhe tentativës për ta marrë atë me dhunë në makinë. Gazetari Ilnica është dhunuar orët e vona të së hënës në zonën e ?Zogut të Zi? .

Denoncimi
Klubi i Korabit të Peshkopisë përmes një statusi në faqen zyrtare ka denoncuar fillimisht dhunën e presidentit të Krujës, Alban Vogli.

?Pa asnjë provokim një grup adoleshentesh te gjendur ne mesin e fushes goditen nga drejtues te Krujes midis tyre Alban Vogli, si dhe traineri i portiereve, dhe me pas drejt tyre vershon dhe pankina Krutane. Ne keto momente situata del jasht kontrollit per nje moment, pastaj policia ka qetesuar gjendjen?thuhet ndër të tjera në denoncimin e bërë.
Dhunën në stadiumin e Peshkopisë e ka denoncuar pas ndeshjes edhe Report TV me pamje ekskluzive nga momenti i ndeshjes. Pas denoncimit të Klubit dhe shkrimit të gazetarit Ilnica tek Telesport, presidenti i klubit të Kastriotit e ka dhunuar barbarisht Ilnicën.

Recommended