530 ndërtime pa leje rezultojnë të evidentuara në zonat e mbrojtura në qarkun e Shkodrës dhe tendenca ka qënë në rritje veçanërisht në zonën e Thethit. Shifra jepet nga kreu i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura për veriun Agim Dardha i cili thekson se plani i ri që po hartohet do të përcaktojë fatin e një pjese të këtyre ndërtimeve. Lidhur me kërkesat e reja për ndërtim në këto zona, Dardha sqaron se ende nuk ka një hipotekim të pronave, ç?ka për momentin e mban proçesin pezull.