Anëtarësimi në UEFA, Thaçi e Mustafa: Krenarë për Kosovën! - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Pranimi i Kosovës me të drejta të plota në Unionin e Federatave europiane të Futbollit, UEFA, ka emocionuar jo vetëm sportistët, por edhe udhëheqësit kosovarë. Këtij lajmi, pa dyshim që më së shumti iu gëzuan ata që dhanë shumë për futbollin e Kosovës, por që asnjëherë nuk arritën të përfaqësojnë shtetin e tyre në arenën ndërkombëtare.