Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërkombëtaret japin alarmin se sulmet, kërcënimi dhe dhuna ndaj gazetareve jane ne rritje. Ne ditën ndërkombëtare te Lirisë se shtypit, shefja e politikes se jashtme ne BE, Federica Mogherini shpreh shqetësimin për miratimin e ligjeve apo praktikave, që censurojnë gazetaret.?BE dënon nivelin në rritje të frikësimit dhe të dhunës që hasin gazetarët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, aktorët e medias dhe individë të tjerë në shumë vende të botës kur ushtrojnë të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes në rrjet dhe jashtë tij. Përveç dhunës së drejtpërdrejtë, BE është i vendosur të luftojë kundër ligjeve apo praktikave që vendosin censurë, inkurajojnë vetë-censurimin apo sigurojnë ndëshkime ligjore, përfshirë sanksione penale, financiare dhe administrative, keqpërdorim të pushteteve të tregut dhe kushte të këqija ekonomike?.I njëjti shqetesim vërehet edhe nje deklaratën e përbashkët per shtyp te kryetarit te Radhës se OSBE-së Steinmeier dhe Përfaqësueses se OSBE-së per lirinë e medias, Dunja Mijatovic.?Është thjesht e papranueshme që gazetarët të kërcënohen për atë ç?ka thonë apo shkruajnë. Qeveritë duhet të bëjnë të pamundurën për të garantuar sigurinë e gazetarëve. Vala e kërcënimeve online, me në qendër gazetarët, po e rëndon edhe më shumë situatën tashmë të përkeqësuar. Veçanërisht shqetësuese është mënyra se si po veçohen dhe po vihen në shënjestrën e sulmeve gazetaret?.Ne deklaratat e ndërkombëtareve vlerësohet rëndësia e medias se lire e te pavarur per zhvillimin e demokracisë.