Shtëpia e martirit “At Daniel Dajani” drejt rrënimit- Ora News- Lajmi i fundit-

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?At Daniel Dajani? lindi dhe u rrit në fshatin Blinisht të Lezhës dhe pak ditë më parë u lumnua si martir i kishës nga Papa Françesku.Banorët e fshatit ku ka jetuar ?At Daniel Dajani? kërkojnë që shtëpia e tij të restaurohet dhe të kthehet në një vend pelegrinazhi.
Lumnimi i 38 martirëve Shqiptarë të kishes katolike ka një tjetër emocion për banoret e fshatit Blinisht në Lezhë. Mes tyre qëndron i lumnuari kleriku martir i kishës ?At Daniel Dajani? i cili ka lindur dhe jetuar në këtë fshat. Qendra e Blinishtit mban emrin e tij, ndërsa pak metra më tutje ndodhet edhe shtëpia ku ka lindur dhe jetuar At Dajani e cila ka degraduar totalisht.
Banorët e fshatit dhe të afërmit apelojnë që shtëpia e tij të restaurohet dhe të kthehet në një vend pelegrinazhi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/kultura/shtepia-e-martirit-at-daniel-dajani-drejt-rrenimit/