Report TV - "Drejtësia", Ngjela: Rama të lërë topin në fushë, opozita si të dojë

Report TV

by Report TV

1 view
Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela i ftuar në studion e Report Tv, tha se kryeministri Edi Rama duhet ta lërë topin në fushë sa i përket reformës në drejtësi, duke nënkuptuar që duhet ta fus në parlament edhe nëse nuk arrin konsensus me opozitën.

Por, sipas Ngjelës nëse kjo nuk ndodh atëherë edhe kryeministri tregon që ka frikë nga reforma, ashtu si ish-kryeministri Sali Berisha.

Ngjela u shpreh i bindur se reformën në drejtësi nuk po e bëjnë shqiptarët por të huajt, amerikanët dhe gjermanët.

"Rama duhet ta fus për miratim në parlament dhe më duket se e kanë vendosur. Opozita nuk do dal kundër Amerikës se rrezikohet Saliu. " tha Ngjela.