Prindërit stepen për injektimin e vaksinës, ISHP: Nuk shkakton autizëm - Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prindërit janë skeptik për vaksinimin e fëmijëve të tyre në moshën 1 vjeçare. Kjo për shkak të dyshimeve se vaksina kundër fruthit -rubeolës dhe shytave ne disa raste shkakton autizëm. Ekspertët e ISHP thonë se nuk ka asnjë studim shkencor që dëshmon se vaksina MMR shkakton si efekt anësor autismin. Ata i bëjnë thirrje popullatës, në javën e vaksinimit që të injektojnë vaksinat tek fëmijët e tyre. Por nga procesi i vaksinimit përjashtohen fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda.
Diskutimet e javëve të fundit mbi efektet anësore të vaksinave tre valente fruth-rubeolës dhe të shytave që bëhen tek fëmijët në moshën 1 vjeç, ka stepur prindërit për të kryer tek fëmijët e tyre vaksinimin sipas kalendarit. Ky ngurim lidhet me dyshimet se mund te shkaktojë autizëm.
Pavarësisht se kryerja e vaksinës ende mbetet në vullnetin e prindërve, në Institutin e Shëndetit Publik ekspertët i bëjnë thirrje nënave të vaksionojnë fëmijët. Sipas të dhënave zyrtare, vendi ynë ka nivel optimal të vaksinimit në 98% dhe ka zhinxhirë të sigurtë ftohës.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/prinderit-stepen-per-injektimin-e-vaksines-ishp-nuk-shkakton-autizem/

Category

📺
TV

Recommended