Report TV - Thirrja për armatosje, PS-ja padit në Prokurori Sali Berishën

  • 8 years ago
Partia Socialiste ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme një padi për ish- kryeministrin Berisha pas thirrjes së tij tye nje jave me pare në Kuvend për armatosjen e popullit.

Ka qënë vetë nënkryetari i grupit, Taulant Balla që ka depozituar kallëzimin në Prokurori. Kallëzimi është bërë në bazë të neneve 222, 223 dhe 267 te kodit penal që kanë të bëjnë me akuzën e thirrjes për armatosje kundër rendit kushtetues, thirrje publike për veprime të dhunshme dhe përhapje e informatave të rreme që ngjallin panik.

Në mbledhjen e së hënës zonja Arta Dade i kishtë kërkuar kryetarit te grupit Gramoz Ruçi të depozitonte edhe më parë këtë padi në Prokurori çka u shoqërua me debate brenda grupit. Mesa duket PS i ka shkuar më tej nismës së saj duke e bërë fakt kallëzimin ndaj ish kryeministrit thirrja e të cilit arashikohet në ligj mund të dënohet nga 5-10 vite burg

Nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministrit Berisha ka bërë një thirrje të fortë për shqiptarët, të cilëve ju tha të pajisen me armë pasi qeveria nuk ofron më siguri.