Bushati - Ministri i Jashtëm gjerman: Përmbyllni reformën në drejtësi, impakt për vendin- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier, i ka këkruar Shqipërisë të përmbyllë sa më shpejt reformën në drejtësi, jo vetëm për impaktin që ka në proçesin integrues të vendit, por dhe mbi zhvillimin ekonomik. Deklaratat erdhën gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë zyrtare në Gjermani ku është takuar me Ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Frank- Walter Steinmeier.
Ministri Steinmeier vlerësoi progresin e bërë nga qeveria shqiptare në adresimin e 5 prioriteteve kyçe në procesin e integrimit evropian, ku evidentoi nevojën për përmbylljen e shpejtë të reformës në drejtësi.
Steinmeier: Shpreh respekt për gatishmërinë që ekziston në Shqipëri për të tërhequr një ekspertizë sa me të gjerë ndërkombëtare, me qellim që të kryhet një reformë sa më e gjerë e gjyqësorit. Tashmë kjo ka marrë formën e një propozimi të një reforme të balancuar të gjyqësorit dhe tani është momenti që kjo reformë të bëhet realitet. Ne e mbështesim këtë me mundësitë që kemi dhe dua të shpreh qartësisht se reforma në drejtësi është një gur themel për rrugën drejt BE-së.
Ndërsa duke u ndalur në zhvillimet më të fundit në rajon, Ministri Steinmeier vlerësoi qëndrimet e Shqipërisë si faktor stabiliteti, foli për situatë problematike në Maqedoni.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ministri-i-jashtem-gjerman-shqiperia-te-vijoje-ne-rrugen-e-reformave-per-ne-be/