"Ditë e Re" - Ja si do të duket "Unaza e Vogël", pamjet me dron -Ora News -

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka përfunduar ndërtimi i një segmenti të Unazës së Vogël në kryeqytet, një rrugë sipas të gjitha standardeve dhe me pesë korsi. Bëhet fjalë për rrugën ?Dedë Gjo Luli? tek Piazza, prapa Muzeut Historik Kombëtar.
Ndryshe nga shumë rrugë të tjera, segmenti do të ketë linjë të dedikuar jo vetëm për biçikletat, por për herë të parë edhe për personat që nuk shikojnë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj shkoi atje sot, ku theksoi edhe një herë se qytetarët duhet të përdorin më shumë biçikletat për distanca të vogla për të lehtësuar kështu trafikun në kryeqytet.
Veliaj: Nuk është një betejë kundër makinës, por një thirrje për një balancë ku makinat të përdoren për qëllime pune. Qyteti është për njerëzit nuk është për makinat. Siç e shikoni, kjo rrugë ka pesë korsi, një për makinat, një për biçikletat dhe një hapësirë më të madhe për këmbësorët.
Kjo rrugë prej 25 vjetësh ka qenë një tmerr për këto që ka shtyrë një karrocë. Për herë të parë ne kemi futur një koncept, do të shohim pllakën e verdhë, e cila është e vijëzuar për përdoruesit e shkopit të bardhë, pra për gjithë qytetarët e Tiranës që kanë probleme me shikimin.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se rruga ka respektuar të gjithë qytetarët.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rruga-shumedimensionale-tek-unaza-e-vogel-veliaj-shoferet-ne-histeri-per-te-levizur-shpejt/