Report TV - Paloka: Nëse prek votat, do reagojmë në mënyrë jo të ligjshme

Report TV

by Report TV

0 views
Një ditë pas thirrjes që bëri ish kryeministri Sali Berisha në Parlament për armatosjen e popullit, Partia Demokratike kadeklaruar se nëse Edi Rama prek votat atëherë ajo do të reagojë në mënyrë jo aq të ligjshme.

Ndërkohë, ai ka thënë se nëse Berisha sjell një projektligj të tillë në parlament, për armatosjen e popullit, ajo do të diskutohet në rrugë ligjore, ndërkohë që vendimet i merr i gjithë grupi parlamentar.

?Ajo që tha Berisha e ngritur ne kontekstin e asaj që po ndodh në Shqipëri është mëse reale, sepse praktikisht qytetarët janë krejtësisht të pambrojtur jo vetëm nga bandat e krimit por edhe përballë një qeverie që është po aq kriminale sa bandat që e mbajnë në këmbë. Cështja pastaj që a do të vijë apo jo një projektligj i tillë sigurisht diskutohet në mbledhje të grupit, zoti Berisha mund ta sjellë aty dhe të diskutohet dhe të sillet në rruge ligjore. Gjithmonë vendimet i merr grupi nëse do ketë iniciativë ligjore. Por e përsëris dhe theksoj se situata është e atillë që shqiptarët kanë nevojë për vetëmbrojtje. Por për ti shtuar diçka dhe nga unë zotit Rama meqë u përpoq të ngrite një zhurmë dje për të mbuluar kapjen e tij prej shullazve, duhet të ketë parasysh një gjë se nëse do guxojë nesër të prekë votën e lirë të shqiptarëve, nëse e mendon se siç bëri në zgjedhjet në partinë e tij apo universitete me banditë për të grabitur voten, ne do të reagojmë në një mënyrë jo aq të ligjshme? tha ai.