Report TV - Avokati: Do kërkoj pavlefshmërinë e e arrestit dhe lirimin e Shullazit

  • 8 years ago
Avokati Alban Qafa ka sqaruar edhe akuzat që rëndojnë mbi Shullazin dhe dy të tjerët që janë arrestuar.

?Kërkesa e prokurorisë për Emiljano Shullazin bazohet te deponimi i Jani Zakës( Arjan Zika), por nuk ka asnjë provë për përfshirjen e klientit tim në këtë histori. Në polici nuk ka një dëshmi të personit të dëmtuar, por vetëm të babait të tij. Për rastin e dhurimit të hotel Vollga në Durrës, nuk ka asnjë person që të pretendojë se i është bërë presion për gjobë. ? shprehet ai.

Ndërsa përsa i përket kërcënimit të kandidatit për rektor të UT dhe rektorit aktual, Qafa u shpreh se ?Emiljano Shullazit nuk i intereson bota akademike.

Gjithçka nisi si një pretendim i kërcënimit të kandidatit Mynyr Koni dhe rektorit aktual Dhori Kule. Përshkruhet kjo në kërkesën për gjykim të prokurorisë?
"Nuk është masa kjo sepse të dy personat kanë dhënë deklarime dhe kanë deklaruar se nuk janë takuar me Shullazin. Tek makina ku Koni ka bërë një xhiro siç thotë ai, nuk ka qenë Shullazi, edhe për nga përshkrimi fizik nuk ka qenë ai, por kanë qenë 3 të rinj të tjerë. Shullazi konfirmoi se kurrë nuk e ka takuar dhe as nuk e ka kërcënuar dhe nuk i intereson fare bota akdemike," është shprehur për Report TV, avokati i Shullazit.

Ai tha se në seancën e nesërme do të kërkojë pavlefshmërinë e arrestit dhe lirimin e menjëhershëm për Shullazin dhe Gilmando Danin, dhe një masë më të butë si arrest i shtëpisë për Blerim Shullazin.