Report TV - Izet Haxhia: Sali Berisha në zi pas paktit me FBI, po i vjen ora

  • 8 years ago
Izet Haxhia paralajmëron se, pas paktit të qeverisë shqiptare me FBI, për hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit elitar në Shqipëri, fshihet fundi i Sali Berishës dhe i familjes së tij mafioze. Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, shprehet për Shqiptarja.com se, Sali Berisha është në zi pas marrëveshjes së firmosur nga FBI dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas Izet Haxhisë, në vjeshtë apo në dimër, do të nisin edhe arrestimet VIP. Haxhia shpreh bindjen se Sali Berishës po i ngushtohet laku.

?Marshalli është në zi sepse ai e din shumë mirë që kësaj radhe nuk është as propagandë, as ndonjë nga ato shakatë e tipit Llalla, sepse këtë vjeshtë apo në dimër do ketë arrestime VIP. Po vjen radha për vendosjen e ligjit, zbatimin e tij dhe ndëshkimin e të inkriminuarave, ku pjesën më të madhe të tortës të inkriminimit e ka marshalli me familjen e tij mafioze?, shprehet Haxhia.