Report TV - ATP, 1 mld lekë për 1.487 ​pronarë të prekur nga ndërtimet pa leje

  • 8 years ago
Agjencia e Trajtimit të Pronës ka bërë me dije se ka rritur nga 57%, në 70% masën e kompensimit financiar për pronarët e prekur nga ndërtimet pa leje.

Përmes një deklaratë për shtyp, ATP ka bërë me dije se nga ky proces do të përfitojnë menjëherë shpërblimin 1487 aplikime me vlerë totale 1,052,503 131 lekë.

Ndërsa për pronarët të cilëve u është miratuar vlera e shpërblimit në VKM-të përkatëse, dhe do të aplikojnë për herë të pare në vijim do të përfitojnë një masë kompensimi/shpërblimi prej 70 % të vlerës së miratuar.

Në vijim ATP angazhohet se do të punoje për të arritur objektivin që brenda një afati të arsyeshëm të arrihet në 100 % masa e shpërblimit, duke përmbyllur në këtë mënyrë një proces mjaft të rëndësishëm.

Objektivi i qeverisë dhe i ATP-së është kryerja paralelisht e dy proceseve shumë të rëndësishme atë të nisur tashmë nga ALUIZNI për legalizimin e ndërtimeve pa leje dhe i kompensimit të pronarëve prona e të cilëve preket nga këto ndërtime nga ana tjetër.

Category

📺
TV

Recommended