Report TV - Mandati i Leskajt dhe Sulit, Paloka: PS u fsheh pas veprimeve antiligjore

  • 8 years ago
Demokratët e konsiderojnë fitore tërheqjen e maxhorancës për mandatetet e deputetetëv të PS-së Rakip Suli e Valentina Leskaj, për të cilët Kuvendi pritet të votojë për dërgimin e tyre në Kushtetuese.

Pas mbledhjes së sotme me dyer të mbyllura të grupit parlamentar demokrat, kreu i grupit Edi Paloka tha se edhe në këtë proces ka një ngërç pasi shumica përdori letrat e dy deputetëve të saj për t?u fshehur pas veprimeve antiligjore.

Pa zbatimin e vendimit të gjykatës kushtetuese për mandatet e deputetëve, opzita nuk ka pranuar të rikthehet në tryezën e dialogut politik për reformën në drejtësi, por sërish demokratët nuk kanë një përgjigje nëse do të jenë në këtë tryezë, pasi së pari këkrojnë ngritjen e komisisonit hetimor për marrëveshjen e Qeverisë shqiptare me CEZ.

Opozita do të jetë këtë të enjte në seancë në disktumiet për dy amendamenteve të saj për ligjin e dekriminalimit dhe atë të komisioneve hetimore.

Ndërkaq pritet të votohet nga Kuvendi për ti këkrkuar gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë mandatet e dy deputetëve të PS-së, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj. Tashmë, demokratët janë të vendosur në një tjetër kërkesë atë për ngritjen e komisionit hetimor për marrëveshjen e Qeveirsë me CEZ.