• 8 years ago
Shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e Tiranës do të hapin dyert e tyre edhe pas orarit zyrtar të mësimit. Kjo falë projektit të Bashkisë së Tiranës për kthimin e tyre dhe në qendra komunitare.

Gjimnazi ?Aleks Buda?, Njësinë Administrative 11, do të jetë shkolla e parë , në të cilën do të zbatohet kjo nismë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ishte sot në këtë shkollë, ku mori pjesë 3 kurset që zhvillohen paralelisht në këtë shkollë: ?Multilanguage Caffe?, ?Pikturë? dhe një ëorkshop mbi Vullnetarizmin.

?Sot fillojmë për herë të parë zbatimin e një projekti, i cili ka qenë një rekomandim i Ministrisë së Arsimit. Më vjen mirë që jemi bashkia e parë që e merr seriozisht kthimin e shkollave në qendër komunitare. Me pak fjalë, kjo nënkupton që mbas orëve të mësimit, ata që duan të marrin njohuri shtesë, qoftë në gjuhë të huaja, qoftë në art, në rastin konkret në pikturë, apo në kurse të veçanta, ka një mundësi fantastike për ta bërë?, tha Veliaj.

Category

📺
TV

Recommended