Report TV - Durrës, kapen me 50 kg kanabis, 2 në pranga, 3 shpallen në kërkim

  • 8 years ago
50 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis u sekuestrua dje nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit të koduar ?Gramëz", ndërsa tre persona janë arrestuar.

Burime zyrtare nga blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se në pranga është vënë 62-vjeçari Fran Caka, 37-vjeçari Artan Caka dhe 40-vjeçari Xhevalin Saka, të tre banues në fshatin Gramëz të Krujës. Ndërsa, dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë shpallur në kërkim.

Në fshatin Gramëz, gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivë të policisë në banesat e tre personave të sipërpërmendur, si edhe në automjetin tip BMW në pronësi të Cakës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: rreth 50 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis, një armë gjahu pa leje, një gjerdan me 6 fishkekë, mjeti tip BMW me targa AA 563 JJ, një motorçikletë dhe 6 aparate celularë.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.

Redaksia Online