Report TV - Rama: BE sot është një projekt i paplotë, Europa duhet të ndryshojë

  • 8 years ago
Në një bashkëbisedim me të rinjtë për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama, në prani të eurodeputetes sllovene, Tanja Fajon, e cilësoi BE-në një projekt të paplotë. Sipas tij, Unioni duhet të ndryshojë dhe duhet të rikthejë vlerat e etërve që e themeluan 66 vjet më parë. Edhe pse BE sot ka mjaft probleme, kreu i qeverisë theksoi se nuk ka projekt më të mirë për bashkëjetesë dhe mirëqenie.

"Çfarëdo të thuhet për Europën, nuk ka më të mirë se BE, që mund të ketë projektuar deri më sot mendja e njeriut për krijimin e kushteve për një bashkëjetesë që funksionon e krijon mirëqenie. Europa duhet të ndryshojë, por fakti që duhet të ndryshojë është një arsye për ta dashur më shumë. Nëse Europa sot krijon kaq shumë mundësi për kundërshtarët e vet, kjo vjen ngaqë Europa është një projekt i paplotë dhe jo se projekti i plotë s'ka funksionuar. E bën disfunksionale fakti që Europa është e paplotë. Dhe kurajoja që e krijoi është flakur në mënyrë dramatike", tha Rama, duke iu referuar sjelljes së disa vendeve të BE me krizën e emigrantëve.

"Përfytyroni sikur Angela Merkel të ishte sjellë si të gjithë të tjerët në kushtet e krizës së emigrantëve..., çfarë do të ishte sot, flamuri i BE? Një leckë pa ngjyrë e pa vlerë...", deklaroi shefi i qeverisë shqiptare.

Duke iu referuar procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, Rama tha se ka pikëpamjet e tij personale në këtë drejtim.

"Ndryshimet në këto 25 vite kanë qenë kolosale dhe nuk kanë ardhur gjithmonë për mirë. Ka ndryshime që kanë sjellë gjëra shumë të mira, por ka ndryshime që edhe kanë sjellë plagë shumë të mëdha. Dikush mund të thotë se kjo është kostoja e zhvillimit. Ky zhvillim sado i kontrolluar të jetë ka kostot e veta. Por unë besoj se kjo është kostoja e një zhvillimi të paqëndrueshëm. I cili siç ka sjellë ndryshime të mëdha pozitive në jetën e njerëzve, ka sjellë edhe ndryshime të rënda, negative, në kuptimin e dëmtimit të potencialeve të jashtëzakonshme natyrore, pasurive kombëtare", tha Rama.

Sipas tij, ajo çka i ka munguar zhvillimit të paqëndrueshëm ka qenë mungesa e një përpjekje të mirë-orientuar për të ndërtuar institucione të qëndrueshme. Në këtë drejtim, Rama theksoi se përsa kohë Shqipërisë i mungon reforma në drejtësi, do të thotë se të gjitha institucionet vuajnë keqfunksionimin.

"Fakti që jemi të gjithëpërfshirë pas 25 vitesh në kaq shumë domosdoshmëri, dhe kaq shumë nevojë të brendshme, ankth të brendshme të popullit tonë, për një reformë si ajo e drejtësisë, flet shumë për atë që na mungon. Ajo që na mungon në reformën në drejtësi, na mungon në të gjitha sistemet e funksionimit të shtetit shqiptar", tha Rama.

Ai theksoi gjithashtu se natyra pozitive e zhvillimit është përcaktuar nga dy faktorë, së pari nga kapaciteti që e konsideroj të posaçëm të individit shqiptar për të guxuar dhe projektuar të ardhmen me shumë guxim dhe nga fakti që Shqipëria pati fatin të mos ishte një vend pa koordinata, por të ishte në mes të Europës dhe të anga...

Category

📺
TV

Recommended