Report TV - Qytetarët i përgjigjen nënës së 2 fëmijëve, Ina Balla: Gati të luftoj

  • 8 years ago
Ina Balla, 36-vjeçarja e sëmurë me kancer gjiri, ndodhet në një gjendje më të mirë shëndetësore. Mjekët e spitalin Onkologjik thonë se gjendja e saj është e mirë deri në këto momente dhe do të vazhdojë të marrë kurat.

Javën e ardhshme Ina do të bëjë analizën speciale falas, analizë e cila do të tregojë gjendjen e saj dhe si do të vazhdojë kura. 36-vjeçarja thotë se ka shumë shpresë se do t?ja dalë me këtë sëmundje.

Ajo thekson se tashmë nuk ka më stresin e lekëve dhe të dy vajzave pasi shumë qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Report TV për ta ndihmuar financiarisht.

Deri tani në llogarinë e Ina Ballës nga Shqipëria janë mbledhur 1.5 milionë lekë të vjetra dhe kjo shumë sipas Inës i jep mundësi për momentin që të blejë barnat që i duhen për të luftuar sëmundjen.

Edhe vajza e vogël e saj prej disa ditësh ka një buzëqeshje tjetër.

Report Tv do të ndjekë analizën që Ina Balla që do të bëjë në datën 13 prill dhe nëse do t'i ofrohet falas ashtu siç është premtuar më herët.

Ndërkohë për ti ardhur në ndihmë Ina Ballës e cila vuan nga kanceri i gjirit çdokush mund të kontribuojë në një numrat e llogarisë bankare në lek, në euro dhe në dollarë.

Më herët Bashkia e Tiranës ka premtuar se do t'i subvencionojë qiranë mujore Inës.