Arbitri i dha të kuqe, lojtari e hip kalaqafë

  • 8 years ago
Salih Dursun, mbrojtësi i Trabzonsporit, luajti një “skenë” të çuditshme një muaj më parë, duke i treguar një karton të kuq arbitrit.

Me rezultatin 1­1, Deniz Bitnel dha një penallti për Galatasaray, në minutën e 87­të dhe dëboi Dursun me karton të kuq.

I trazuar nga vendimi, Dursun ia mori kartonin e kuq nga dora gjyqtarit dhe iu kundërpërgjigj, duke ia treguar atij atë, para se ta shihte jashtë loje veten e tij.

Gjatë fundjavës së kaluar, mbrojtësi Bitnel dhe lojtarët e Trabzonspor ishin të habitur, kur panë sërish të njëjtin arbitër t’i gjykonte në një miqësore me Samsunspor.

Ishte vetë Dursun, ai që kishte shprehur gadishmërinë të bënte drejtësi në këtë miqësore, raporton Telesport.

Ai nënshkroi paqen përfundimtare me lojtarin që kishte ndëshkuar me të kuqe. Madje, Ali Sukru Belduzu e mori mbi supe arbitrin dhe e nxori deri në pistën e stadiumit “kalaqafë”, ndërkohë që u përqafua me të gjithë lojtarët. Tifozët në stadium kishin duartrokitje.

Category

🥇
Sport

Recommended