Avion i dyshimtë në hapësirën Vlorë-Pulia, dyshohej se do merrte drogë në Akërni- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia shqiptare dhe italiane janë vënë në alarm për riaktivizimin e trafikut të drogës me avion, teksa një avion i vogël ka fluturuar mbi hapësirat ajrore të dy vendeve mëngjesin e 20 marsit. Fillimisht avioni është parë në Akërni ku është ndjekur nga policia e Vlorës dhe më pas ka fluturuar drejt Pulias, në drejtim të paditur. Policia shqiptare ka shoqëruar tre persona si të dyshuar në lidhje me këtë veprimtari, si edhe automjetet një fuoristradë dhe një furgon në pronësi të këtyre shtetasve, të cilat po këqyren nga specialistët e Policisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rikthehet-trafiku-i-droges-me-avion-nje-avion-i-dyshimte-ne-hapesiren-vlore-pulia/